Gazi, Rusia e Ukraina arrijne marreveshjen

29/12/2009 13:55

Rusia dhe Ukraina kane arritur nje marreveshje mbi kushtet per transportin e gazit rus ne territorin ukrainas ne vitin 2010.

Lajmi eshte bere i ditur nga Ukrtransnaft, enti ukrainas per shperndarjen e gazit te lengshem.

Sipas burimit, Moska do t’i paguaje 30 perqind me shume Kievit per tarifat e tranzitit te gazit rus drejt Evropes.

Situata e krijuar nga mungesa e pageses se Ukraines ndaj Rusise, kishte detyruar kete te fundit te kercenonte me nderprerje te furnizimeve.

Kryeministri rus Vladimir Putin me heret akuzoi Kievin se po abuzon me tranzitimin e gazit, por u shpreh optimist per nje zgjidhje.

“Ne jemi gati ta shperndajme gazin, ne kemi nje kontrate, por nese vendet tranzite abuzojne, cfare mund te bejme?”, eshte shprehur Putin.

Top Channel