Ekspertet, pro dhe kunder rikthimit te FMN-se

29/12/2009 08:35

Ne prag te njevjetorit te mbylljes se marreveshjes me Fondin Nderkombetar Monetar (FMN), opinione te ndryshme ekspertesh po hedhin idene e rikthimit si forme e duhur per te rritur kredibilitetin, por edhe te ndonje mundesie per te marre kredi me interesa te buta.

Por ka te tjere qe e gjykojne rolin e FMN-se ne Shqiperi si jo te justifikuar, nisur nga stabiliteti ekonomik qe po kalon vendi.

“Nuk e besoj se do te kete rikthim, mbasi nuk pritet qe Shqiperia te jete ne krize likuiditeti si vendet e tjera”, deklaron zevendesministri Sherefedin Shehu.

Ndersa Adriana Berberi thote se, kemi nevoje per nje kredi mbeshtetese ne kete moment qe ndodhen financat e vendit.

Nga ana tjeter, specialisti Sybi Hida shprehet se, FMN-ja e perfundoi programin qe kishte me qeverine tone per arsye te plotesimit te kritereve qe kane vendet anetare.

Nderkohe qe Zef Preci mendon ndryshe. “Bashkohem me zerat qe kerkojne miremenaxhim te financave publike, duke perfshire rikthimin sa me te shpejte te FMN-se”, thekson ai.

Top Channel