Vrasesi i emigrantit: Mora hak per babane

28/12/2009 08:10

“E pranoj qe kam kryer vrasjen. E bera per te marr hak, sepse ne vitin 1997 ai me la jetim, me vrau babane”, kjo ka qene deklarata qe 18-vjeCari MiCo Osmani ka dhene para grupit hetimor pas prangosjes mbremjen e se shtunes.

Burime nga policia e Qarkut te Fierit bejne te ditur se 18-vjeCari MiCo Osmani eshte vetem njeri prej autoreve te masakrimit te 32-vjeCarit Leonard Hazizaj. Mesohet se ai ka pasur dhe dy bashkepunetore, te cilet jane shpallur ne kerkim.

Ata jane R. Osmani dhe Sotir Hajdini, perkatesisht 16 dhe 18 vjeC. Deklarata e autorit lidhet me ngjarjen e marsit te vitit 1997, ku ne lagjen “1 maji” te Fierit u vrane disa banore te komunitetit rom, qe jetonin ne kete zone, mes tyre dhe Isuf Osmani, babai i 18-vjeCarit MiCo Osmani.

Nderkaq, mesohet se ne vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 10 gezhoja, por ende nuk eshte gjetur arma e krimit. Nderkaq, eshte sekuestruar dhe makina me te cilen udhetonte 32-vjeCari Leonard Hazizaj, nje makine tip “Nissan”, me targa greke YPB 4776.  
 

Top Channel