Ne Saver mes te internuarve

28/12/2009 20:05

Vetem pak kilometera nga qyteti i Lushnjes shtrihet fshati Saver. Ne dukje si gjithe te tjeret, ky fshat mban fshehur ne petkun e tij peshen e dhimbjes e te mbi 3 mije te burgosurve dhe te internuarve ketu gjate regjimit komunist.

Gjurmet jane ende te fresketa e duket se e mbajne fshatin te lidhur fort pas te shkuares 45 vjecare. Kane kaluar 19 vjet qe nga renia e komunizmit e megjithate ne Saver vec rrenojave te heshtura te ndertesave, ka ende relike te gjalla e te harruara ne nje internim te perjetshem.

Saveri ashtu si atehere eshte e ndare ne dy krahe. Nga njera ane jane pallatet pak kateshe ku qendronin oficeret, ndersa perballe tyre shtrihet tuneli i pafund i barrakeve te te internuarve.

Ne kete krah, qe prej vitit te larget 1963 jeton edhe familja Kaba, kohe kur u sollen nga qyteti i Peshkopise pasi nje nga djemte u arratis ne Maqedoni. Babai dhe nena kane vdekur, vetem Lavdiu me familjen e tij jeton ende ketu.

Kane kaluar 46 vjet qe atehere, por asgje nuk ka ndryshuar per kete familje. Lavdiu ka lindur pikerisht ketu, ne internim ne kete barrake ne te cilen vazhdon te jetoje edhe sot.

“Edhe qente nuk rrine ketu. Po megjithate jemi mire, jemi gjalle”, thote Lavdiu.

Ne kete vend ku Kabajt vuajten internimin, Lavdiu ngriti edhe familjen e tij te re. Edhe femijet e tij po ashtu si ai vete kane lindur ketu.

“Dhimbja do te na ndjeke kur nuk pyesin qeveritaret qe nuk vijne njehere te shohin ku rrijme ku jetojme. Mire ai regjim, por edhe ky tjetri”, thote Lavdiu.

Askush nuk eshte kujtuar per ta pavaresisht se komunizmi ka rene tashme prej 19 vitesh. Asnje demshperblim, i vetmi pension ju lidh nenes qe tashme ka vdekur.

Te ardhurat e pakta i siguron gruaja e tij duke punuar me nje makine qepese te cilen ja ka dhuruar nje shoqate bamiresie. Asnje ndihme tjeter nuk eshte dhene per kete familje.

“Deri tani me duket gjeja me e ulet per popullin, jo vetem per mua po dhe per te tjeret. Se eshte gjynah te lesh nje njeri neper barrake, kur vete zihen per vila. Te vijne te shohin hallet e popullit e robit se jemi te gjalle, jo kafshe”, shprehet Lavdiu.

Ai na tregon se ne ate kohe te internuarit punonin ne punet me te renda ne bujqesi pa asnje dite pushim, gjate gjithe vitit dhe merrnin vetem 210 leke ne 15 dite.

“Asgje nuk ka ndryshuar, ne jetojme thuajse njesoj. Ku ka te ardhura ketu, ku t’i marresh, te shkosh tek tjetri ai njehere t’i jep njehere nuk t’i jep, me mire rri dhe fli gjume ne shtepi”, shprehet ai.

Pavaresisht se kerkon ndihme Lavdiu nuk do as t’ja permendesh qeverite, te djathta a te majta qofshin.

“Ata vete e bejne demokracine, vete e prishin, vete e rregullojne”, thote Lavdiu.

Pas pak ne shtepine e Kabajve mberrin edhe Ikbale Iliazi edhe ajo familje, ish e internuar nga qyteti i Leskovikut qe vazhdon te jetoje qe prej viteve ’60 ne kete vend.

Ajo pranon te na prije edhe ne barraken e saj ku jeton veti i peste.

“Internim eshte ky se nuk kemi as shtepi asgje. Kush kishte shtepi e mori, ai qe ishte i drejte mbeti”, thote Ikbalja

Ajo tregon se vite me pare familja e saj zuri nje apartament ne nje pallat ne Lushnje, por pas pak kohe policia i nxori me force dhe ata u rikthyen serish ne barraken e tyre te vogel.

Ne Saver ka edhe familje te tjera qe kane mbetur ketu qe nga koha e internimit. Askush nuk i ka ndihmuar, askush nuk ka kthyer koken nga ata qe e vuajten me shume se kushdo egersine e sistemit te shkuar.

Ne Saver ora duket se ka mbetur ne ate kohe, duke mbajtur mberthyer pas vetes te internuarit e saj te perjetshem.

Top Channel