Lezhe, mbytet ne kanal 12-vjecari epileptik

28/12/2009 08:20

Nje 12-vjecar eshte gjetur i pajete ne grykederdhjen e nje kanali kullues ne fshatin Tale, te rrethit te Lezhes.

Sipas burimeve zyrtare te policise se Lezhes mesohet se M.Ll. 12 vjec ka qene duke luajtur me bashkemoshataret e tij, kur ka rreshqitur ne afersi te nje kanali me uje. Te njejtat burime saktesojne se djali vuante nga semundja e epilepsise dhe gjate lojes e kane kapur krizat, qe jane bere shkak qe ai te rrezohet dhe bjere ne kanalin me uje.

Shoket nuk kane arritur te kuptojne se djali ishte i semure dhe kur ai eshte rrokullisur ne kanal kane kujtuar se ka tentuar te fshihej. Ndersa kane pritur qe ai te dilte ne siperfaqe kane tentuar me kot ta ndihmojne, pasi i mituri ishte mbytur. Menjehere kalimtaret e rastit kane lajmeruar familjaret e 12-vjecarit e me pas policine, e cila ka ardhur menjehere ne vendin e ngjarjes.

Djali i eshte nenshtruar ekspertizes mjekoligjore, e cila ka nxjerre se ne momentin kur 12-vjecari ka rreshqitur ne ujerat e kanalit eshte prekur nga krizat e epilepsise. Kjo eshte konfirmuar dhe nga familjaret, te cilet kane deshmuar se 12-vjecari vuante prej vitesh nga epilepsia, per te cilen kurohej, por krizat ishin te paparashikueshme.

Top Channel