Irani ne prag te luftes civile, 15 viktima

28/12/2009 08:45

Mediat boterore i kane kushtuar nje vend kryesor lajmit te perleshjeve te oreve te fundit ne Iran ku situata eshte tensionuar shume dhe vendi islamik rrezikon luften civile.

15 eshte numri i viktimave civile gjate oreve te fundit pas perleshjeve me forcat e rendit. Lajmin e ka konfirmuar televizioni shteteror dhe sipas sherbimeve sekrete, viktimat jane 5 terroriste dhe 10 anti-revolucionare. Protestat e opozites jane zhvilluar gjate festes se Hashures, duke sfiduar serish qeverine e Ahmadinexhad qe konsiderohet si e jashteligjshme pas zgjedhjeve presidenciale.

Nderkohe, lideri disident Ebrahim Yazdi eshte arrestuar diten e sotme nga forcat e siguruise. Mes viktimave mendohet se eshte edhe nipi i liderit te opozites, Mir Hossein Mousavi. 35 vjecari u godit prane sheshit “Engelab” dhe nderroi jete sapo u shtrua ne spital. Lajmi u konfirmua nga nje prej keshilltareve te liderit opozitar por televizioni shteteror iranian e ka mohuar. Teherani po kalon nje terr informativ pasi celularet dhe interneti jane nderprere.

Parisi dhe Uashingtoni kane denuar dhunen e policise iraniane, duke theksuar se po shkelen te drejtat e njeriut. “Respektojme kurajon qe nderon popullin iranian dhe denojme arrestimet e njerezve qe kerkojne te mbrojne te drejtat e tyre”, thuhet ne nje komunikate te Ministrise se Jashtme te Frances. Shtepia e Bardhe denon qeverine e Teheranit per dhunen e ushtruar ndaj protestuesve. “Shpresa dhe historia jane ne anen e njerezve qe respektojne te drejtat universale”, shkruhet ne deklaraten zyrtare te Uashingtonit.     

FOTO GALERI
1/9
Irani ne prag te luftes civile, 15 viktima

Top Channel