Iran, arrestohen disa bashkepunetore te Moussavi-t

28/12/2009 10:20

Qeveria iraniane po vepron ashtu sic kishte premtuar, duke tentuar me cdo mjet eleminimin e plote te opozites dhe opozitareve.

Pas protestave te ashpra te dy diteve te fundit, policia ka arrestuar bashkepuneoret me te ngushte te liderit opozitar, Mir Hossein Mussavi. Ngjarja ka ndodhur diten e sotme ne Teheran pasi lajmi eshte publikuar nga disa faqe te ndryshme interneti.

Mes te ndaluarve jane edhe gazetari Emadeddin Baqi, pergjegjes i shoqates per te drejtat e te burgosurve. Ai konsiderohet si nje nga bashkepunetoret me te ngushte te Moussavi-t. Nje tjeter i arrestuar eshte edhe shefi i zyres elektorale Qorban Behzadian-Nejad, keshilltari Mohammad Baqerian si dhe shefi i kabinetit, Furuzandeh.

Top Channel