Gjobat ne Vlore, nje tjeter i dyshuar

28/12/2009 08:05

Vec dy te ndaluarve nga policia e Vlores per gjobevenien e tre biznesmeneve te ndertimit, pritet qe ne pranga te perfundoje dhe nje person tjeter.

Burime nga policia e Vlores bejne te ditur se Nikollaq Taullaraj, 26 vjec dhe Ardit Alushaj, 20 vjec, ne momentin qe jane arrestuar ne flagrance teksa merrnin 20 mije eurot qe i kishin vene gjobe nje biznesmeni vlonjat, shoqeroheshin dhe nga nje person i trete.

Ai i priste jashte lokalit qe ishte caktuar per t’u dorezuar parate dhe eshte shoqeruar per ne komisariat se bashku me dy te tjeret. Por ndersa per Taullarajin dhe Alushajn provat ishin me se te mjaftueshme, pasi u kapen ne flagrance, shoku i tyre eshte lene i lire derisa te sigurohen provat e mjaftueshme per ta vene ne pranga. Emri i tij mbahet sekret per arsye hetimore, por mesohet se pritet qe te zbardhen tabulatet e telefonatave per te saktesuar perfshirjen e tij ne gjobat qe u ishin vene tre biznesmeneve vlonjate.

Arrestimi i dy te rinjve u be pas denoncimit qe tre sipermarres ndertimi vlonjat kishin bere ne Policine e Shtetit. Ata kercenoheshin qe prej nje jave me telefonata dhe mesazhe dhe u ishte kerkuar te paguanin nje gjobe prej 20 mije eurosh, nese nuk kerkonin telashe. Pas marrjes se denoncimit, policia e Vlores ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda te Tiranes, organizoi operacionin “Target”, i cili u finalizua me kapjen ne flagrance te dy te rinjve.

Arrestimi i tyre u be ne nje lokal ne zonen e Skeles, qe ishte caktuar si vend takimi per te dorezuar eurot e gjobes. Ndaj tyre tashme ka nisur procedimi penal per vepren penale te “Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Top Channel