Drini prane shperthimit, prurjet ne kulm

28/12/2009 08:30

Ministria e Ekonomise paralajmeroi dje situata emergjence dhe permbytje te mundshme ne ultesiren veriore te Shqiperise si pasoje e prurjeve te stermedha te ujit ne lumenjte Drin dhe Mat, si dhe rritjes se jashtezakonshme te niveleve te ujit ne liqenet e hidrocentraleve.

Moti i pazakonte i ngrohte ne zonat e larta te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise ka sjelle shkrirjen e debores. Shoqeruar kjo me reshjet e shumta te shiut gjate diteve te fundit, prurjet ne kaskaden e Fierzes kane qene 1350 metra kub per sekonde, shifer kjo qe ndodh shume rralle.

“Prurjet e ujerave ne kaskaden e Drinit kane pesuar rritje te jashtezakonshme gjate gjithe nates se dates 26 dhjetor, duke vazhduar diten e dates 27, per shkak te shirave te vazhdueshem dhe shkrirjes se debores ne zonat malore”, deklaroi dje ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti.

“Per shkak te rritjes se nivelit prane kufijve te lejuar dhe shmangien e katastrofave, ne perputhje me rregulloren mbi shkarkimin, ne mengjesin e dates 27, ne oren 09.10, jane hapur portat e shkarkimit ne HEC Koman dhe me pas, ne oren 11.20 jane hapur edhe portat e shkarkimit ne HEC Vau i Dejes, prej te cilave po shkarkohen rreth 400m3/s”, vijoi Prifti.

Prurjet anesore ne hidrocentralin e Komanit, i cili mbledh ujerat e shiut ne alpet shqiptare, jane aktualisht 1220 metra kub ne sekonde, ndersa hidrocentrali nuk eshte ne gjendje ta shpenzoje te gjithe kete sasi per prodhim. Duke qene se niveli i ujit ne kete liqen eshte aktualisht 174.5 metra mbi nivelin e detit nga 175 metra qe lejohet, Fierza eshte mbajtur e mbyllur.

Por, edhe Fierza ka mberritur ne piken e ngopjes dhe ministria thote se eshte ceshtje oresh para se ky hidrocentral te vihet ne pune. Por, ne castin qe Fierza vihet ne pune, prurjet ne Koman e me tej ne Vaun e Dejes, rriten, duke shtuar rrezikun e carjes se digave mbrojtese ne ultesirat e Lezhes e Shkodres.

“Megjithese shkarkimi i ujerave te teperta eshte duke u kryer ne menyren me graduale te mundshme, duke perdorur ne maksimum prodhimin vendas, ngritja e temperaturave, reshjet e shumta ne rajon, parashikimi per vazhdimin e tyre ne ditet e ardhshme dhe futja ne pune e HEC Fierze, mund te sjelle rritje te konsiderueshme te derdhjeve ne pjesen fundore te kaskades se Drinit”, tha Prifti ne nje konference urgjente per shtyp.

Ne ditet e ardhshme pritet qe prurjet ne pjesen e poshtme te Drinit te mberrijne ne 3-4 mije metra kub uje ne sekonde, sasi kjo qe mund te shkaktoje permbytje te konsiderueshme.  

Shqiperia mund te prodhoje energji elektrike me shume nga sa ka nevoje te konsumoje, ne rast se edhe hidrocentrali i Fierzes vihet ne pune. Per kete arsye, ministria i ka sugjeruar Operatorit te Sistemit te Shperndarjes te nderprese importet.

“Per shkak te rritjes se nivelit ne HEC Fierze, gjate oreve te ardhshme do te duhet te vihen ne funksionim agregatet e tjera ne kete hidrocentral, duke marre kapacitetin e plote prej tij”, njoftoi Ministria e Ekonomise. “Jane marre masa per koordinimin me OSSH-ne per uljen e importit te energjise, e cila do te kompensohet nga prodhimi vendas”, vijon deklarata.

Top Channel