Berlusconi: Kam rinisur punen

28/12/2009 14:30

“Ju falenderoj per mbeshtetjen dhe kurajon qe me keni dhene gjate ketyre diteve. Jam i prekur nga fakti qe rrethohem nga njerez qe me respektojne dhe qe kerkojne ndertimin dhe jo shkaterrimin, qe i duan te gjithe dhe nuk i urojne kujt te keqen”.

Keshtu thuhet ne nje leter te kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili thote se ka rinisur punen, sepse ka ende shume gjera per te bere per te ndryshuar per mire Italine.

Ne lidhje me gjendjen shendetesore te kryeministrit ka folur nensekretari Paolo Bonaiuti, i cili thote se ka folur cdo dite me Berlusconi-n, i cili eshte me i vendosur dhe pozitiv se me pare.

“Kryeministri eshte ne forme perfekte, por duhet t’i nenshtrohet disa rregullimeve per demet e pesuara”, u shpreh Bonaiuti.

Top Channel