Al Kaeda, atentatori: Gati te godasim serish

28/12/2009 18:40

I riu nigerian qe tentoi te hidhej ne ere ne bordin e avionit qe fluturonte nga Amsterdami ne Detroit u ka bere nje deklarate paralajmeruese agjenteve te FBI-se.

“Ne Jemen ka shume te tjere, qe ashtu si une, jane gati te godasin”, ka deklaruar ai gjate marrjes ne pyetje.

Mediat amerikane njoftojne se Abdul Mutallab u ka thene hetuesve se eshte stervitur ne Jemen, ku ka pasur lidhje me liderin lokal te Al Kaedes.

Top Channel