SHBA: Dhuna ne Iran e padrejte

27/12/2009 20:50

Pas reagimit francez edhe diplomacia amerikane ka denuar dhunen dhe represionin e ushtruar ndaj protestuesve ne Iran.

Ne nje deklarate leshuar nga nje zedhenes i Shtepise se Bardhe, Washingtoni e ka cilesuar te padrejte dhe te pajustifikuar dhunen e ushtruar ndaj manifestuesve opozitare ne diten e shenjte shiite.

“Veprimet e autoriteteve te sigurimit jane te padrejta dhe te pajustifikuara. Shpresa dhe historia jane ne anen e atyre qe perdorin mjete paqesore per te arritur te drejtat universale dhe dhe kete qendrim ndajne edhe Shtetet e Bashkuara”, deklaroi zedhenesi Mike Hammer.

Top Channel