Uashingtoni: Fishekzjarret ne avion, akt terrorist

26/12/2009 02:40

Shtepia e Bardhe e quajti nje tentative per sulm terrorist hedhjen e fishekzjarreve prej nje pasagjeri ne bordin e nje avioni te kompanise “Delta Airlines” ne fluturimin Amsterdam-Detriot.

Sipas CNN burime konfidenciale brenda Shtepise se Bardhe njoftojne se agjentet federale kane nisur menjehere hetimet dhe se eksplozivi i fishekzjarreve shoqerohej me nje manual te mesuar ne Jemen per menyren se si dhe kur duhej te vihej ne perdorim.

Disa pasagjere mbeten te plagosur lehtesisht, kur nje person, sipas njoftimit te kompanise “Delta Airlines”, hodhi brenda bordit disa fishekzjarre, fatmiresisht pa shkaktuar viktima.

Top Channel