Terrorizmi, rikthehet ankthi ne SHBA

26/12/2009 13:55

Ankthi i terrorizmit kthehet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Ne diten e Krishtlindjeve, nje pasagjer nigerian me emrin Umar Faruk Abdulmutallab, i cili ndodhej ne nje avion te linjes Northwest Airlines,tentoi te shperthente avionin pak minuta para uljes ne toke. (UPDATE)

Studenti 23-vjecar ne Londer kerkoi te aktivizonte lenden shperthyese ne bordin e avionit me 278 persona. Por disa pasagjere neutralizuan aktet e te riut, nderkohe qe pas uljes ne toke, hetuesit kane nisur ta marrin ne pyetje.

Episodi i cili duhet ende te verifikohet, ka provokuar nje alarm te madh dhe presidenti Obama ka koordinuar nga Hawaii, ku ndodhet me pushime nje mbledhje te Keshillit te Sigurise.

Shtepia e Bardhe ka folur hapur per nje tentative per akt terrorizmit dhe SHBA-te i kane kerkuar kompanive ajrore te marrin me shume masa sigurie, sidomos per keto dite festash.

Atentatori

Nigeriani i ndaluar eshte nje 23-vjecar qe studion ne Londer per inxhinieri. Pas arrestimit ai ka deklaruar se eshte anetar i Al Kaedes dhe se e ka siguruar eksplozivin nga Jemeni. Ai deklaroi se ka marre urdhera se ku do ta shperthente lenden.

Nga informatat e deritanishme rezulton se ai udhetonte nga Nigeria ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te marre pjese ne nje ceremoni fetare.

FBI po heton rreth ketij episodi,nderkohe qe ne pyetje jane marre te gjithe pasagjeret e avionit.

Siguria

Presidenti amerikan eshte vene ne dijeni persa ka ndodhur nga keshilltaret ushtarake dhe ka dhene instruksione me marrioen e masave te forta neper aeroporte per te forcuar me teper nivelin e sigurise.

“Masat e sigurise do te aplikohen ne te gjithe avionet qe udhetojne drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes”, thuhet ne nje komunikate te shperndare nga Enti i Koordinimit Antiterrorizem.

Top Channel