
Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian synon forcimin e brendshem te Bashkimit dhe konsolidimin e lidhjeve me Ameriken Latine.
Ne programin e publikuar nga Presidenca spanjolle, hapesira qe i eshte dhene Ballkanit Perendimor eshte mjaft e vogel, nderkohe qe Shqiperia nuk permendet fare.
Ne programin e Presidences Spanjolle te BE-se, eshte nje paragraf shume i vogel per Ballkanin ne te cilin thuhet:
“Gjithashtu, Presidenca jone do te zhvilloje partneritetin oriental me vendet e kufirit lindor dhe do te promovoje stabilitetin ne Ballkanin Perendimor dhe perspektiven e integrimit ne Bashkimin Europian. Ne te njejten menyre, ne do te kushtojme nje vemendje te veçante vazhdimin e procesit te anetaresimit, duke u kujdesur per progresin e negociatave me Turqine dhe kandidatet e tjere. Kroacia pritet te finalizoje bisedimet e saj shume shpejt. Aksionet e politikes se Jashtme te Europes nuk mund te kuptohen pa ushtrimin e solidaritetit me popujt dhe vendet e paprivilegjuara”.
Programi i presidences spanjolle, nga shtetet e Ballkanit permend vetem Kroacine dhe Turqine, si dhe shtetet kandidate qe eshte Maqedonia, nderkohe qe nuk ka specifikuar perspektiven e negociatave me Shqiperine.
Top Channel