Prangoset aktori Charlie Sheen

26/12/2009 03:15

Aktori amerikan Charlie Sheen u arrestua diten e premte ne Kolorado nen akuzen e dhunes ndaj te afermve.

Aktori 44 vjecar u ndalua pas denoncimit prej nje te afermi ne qytezen Aspen. Autoritetet nuk publikojne emrin e denoncuesit, por shtojne se viktima e Sheen nuk ka patur nevoje per t’u shtruar ne spital dhe se ylli hollivudian do te mbahet ne qeli deri ne momentin e paraqitjes se tij para gjykates, e cila mund te dale me nje qendrim te ri.

Ende asnje date nuk eshte caktuar per zhvillimin e seances gjyqesore duke qene se te gjitha gjykatat jane me pushimet e Krishtlindjeve.

Nderkaq vete aktori nuk ka dashur te prononcohet per gazetaret nga burgu dhe ka pritur ndihmen prej menaxhereve te tij, e cila sipas autoriteteve te burgjeve nuk ka ardhur pasi asnje prej tyre nuk iu eshte pergjigjur telefonatave te Sheen.

Charlie Sheen u martua ne vitin 2008 me Brooke Mueller me te cilen ka edhe dy binjake, pas divorcit me Denise Richards.

Gjithashtu, protagonisti i filmave, “Platoon”, “Wall Street” dhe “Hot Shots!”, njihet ne te shkuaren per varesine e tij ndaj lendeve narkotike. Ne vitin 1998 rrezikoi jeten nga mbidoza.

Top Channel