Maiolo: Nuk doja t’i beja keq Papes

26/12/2009 10:30

“Nuk doja t’i beja keq atit te shenjte”. Keshtu u ka deklaruar mjekeve qe i kane asistuar sapo eshte shtruar ne spital, Susanna Maiolo, gruaja qe tentoi t’i afrohej Papes, duke e rrezuar ate gjate meshes se Krishtlindjeve ne Shen Pjeter.

Kush ka pasur mundesi te flase me gruan ne fjale, e cileson ate si menderisht te crregullt.

Maiolo, sipas burimeve prane Vatikanit, kishte arrdhur nga Zvicra ku dhe banon, per te marre pjese ne meshen ne Seline e Shenjte.

Top Channel