L. e Mesme, izraelitet vrasin 6 palestineze

26/12/2009 13:55

Ushtaret izraelite kane eleminuar sot ne sulme te ndryshme 6 palestineze, dy prej te cileve ishin anetare te partise se Fatahut, ndersa te tjeret kerkonin te kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas burimeve prane forcave palestineze te sigurise, dy anetaret e Fatahut nuk benin pjese ne listen e aktivisteve te kerkuar nga ushtria.

Shtepite e tyre ne Nablus u rrethuan nga makinat ushtarake te trupave izraelite, te cilat i eleminuan edhe pse sipas burimeve, ata nuk bene rezistence.

Nderkohe, tre palestineze u vrane ne Rripin e Gazes po nga zjarri i ushtareve izraelite, teksa tentonin te kalonin barrieren e sigurise qe ndan veriun e Rripit nga territori izraelit.

Sipas burimeve, ata donin te shkonin ne Izrael per te punuar si punetore klandestine. Ndersa palestinezi tjeter mbeti i vrare ne nje shkembim zjarri, shtojne me tej burimet.

Top Channel