Kine, inaugurohet linja e re hekurudhore

26/12/2009 11:05

Kina ka inauguruar sot nje linje te re hekurudhore me shpejtesi te larte mes Uhanit, ne qender te vendit, dhe Kantonit, ne jug.

Sipas autoriteteve lokale, behet fjale per linjen me te shpejt ne bote, e cila kap shpejtesine e 350 kilometrave ne ore.

Linja hekurudhore, punimet per te cilen filluan ne qershor te vitit 2005, eshte e gjate 1.069 kilometra.

Ajo do te jete nje nga “damaret” kryesore pasi do te lidhe Pekinin me Kantonin, kryeqender e Guandongut, nje nga zonat me te industrializuara te Kines.

Top Channel