Festat, fluks emigrantesh ne pikat kufitare

26/12/2009 12:15

Fluksi i shqiptareve qe jetojne jashte shtetit dhe vijne ne atdhe per festat duket se eshte perqendruar ne dy ditet e fundit, me dyndje ne pikat kufitare, sidomos te Kakavijes dhe Kapshtices.

Burime nga dogana e Kakavijes bejne te ditur se ne 24 oret e fundit kane kaluar kufirin rreth 13 mije shtetas dhe mbi 3600 automjete.

Ne Kapshtice ne 24 oret e fundit kane kaluar kufirin rreth 10 mije shtetas dhe mbi 2500 automjete. Ne te dy pikat po punohet me sportele te plota per te evituar radhet e gjata dhe bllokimet ne kufi.

Ne portin e Durresit gjate nates jane ankoruar 3 tragete, nga te cilet kane zbritur 4 mije shtetas dhe 1300 automjete.

Por deti i trazuar ka shkaktuar vonesa per mberritjen e trageteve, si ne Durres dhe ne portin e Vlores, ku dje eshte ankoruar vetem nje traget me 500 persona dhe 150 automjete.

Top Channel