Vatikani do te rishikoje normat e sigurise

25/12/2009 15:55

Vatikani do te rishikoje procedurat e sigurise pas incidentit te sotem kur nje grua tentoi te takonte Papen gjate meshes se Krishlindjeve ne baziliken e Shen Pjetrit.

Zedhenesi i Vatikanit, Federico Lombardi ka theksuar se nuk eshte reale te mendosh se mund te sigurohet masa qe mbrojne 100 perqind Atin e Shenjte, duke marre parasysh se ai eshte i rrethuar nga mijera vete gjate mbajtjes se meshes.

“Por autoritetet pergjegjese te Vatikanit do te rishikojne masat e sigurise”, eshte shprehur Lombardi per “The Associated Press”.

Top Channel