Teresisht lakuriq, tenton te hyje ne Sheshin Shen Pjetri

25/12/2009 23:20

Nje person tentoi te futej ne sheshin Shen Pjetri ne Vatikan teresisht lakuriq, para qindra turisteve dhe besimtareve te mbledhur me rastin e Krishtlindjeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:30 te dites se premte. Nudisti tentoi te futej ne nje prej hyrjeve dytesore te sheshit. Ne momentin qe u pikas prej rojeve te sigurimit ai tentoi te futej me dhune duke detyruar sigurimin te perdorte forcen per ndalimin e tij para qindra njerezve dhe perzenien prej sheshit.

Ende i paqarte motivi i veprimit, por autoritetet dyshojne se nudisti mund te jete pjese e ndonje shoqate homoseksualesh te cilet kerkojne ligjerimin e martesave te te njejtit seks ne Itali, kerkese kjo qe kundershtohet prej Vatikanit.

Top Channel