Krishtlindjet, Topi uron besimtaret

25/12/2009 09:40

Dje ne mbremje edhe presidenti i Republikes, Bamir Topi u uroi Krishtlindjet te gjithe shqiptareve.

Ai ishte ne katedralen e Shen Palit ku u takua dhe uroi gjithashtu arqipeshkvin e Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, imzot Rrok Mirditen.

“Kete nate do te percillja nje mesazh per besimtaret e krishtere dhe gjithe shqiptaret qe festojne se bashku. Nje nga elementet per te cilet ne krenohemi eshte se i perjetojme me unitet te plote keto festa, gje qe na con ne boten e qyteteruar. Ftoj qytetaret per me shume dialog”, eshte shprehur Topi.

Top Channel