Kreret e vendit urojne besimtaret per Krishtlindje

25/12/2009 14:00

Kreret e vendit dhe lideri i opozites uruan te gjithe besimtaret e krishtere ne diten e Krishtlindjeve.

Pas nje vizite ne Kishen Ortodokse, ku u prit nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, presidenti Bamir Topi theksoi se te gjithe qytetaret duhet t’i ofrojne njeri-tjetrit besim, paqe e dialog.

“Duhet me shume komunikim njerezor pasi eshte teper i rendesishem per nje vend si ne”, u shpreh Topi.

Pas vizites se tij ne Kishen Ortodokse, kreu i qeverise Sali Berisha theksoi se dita e lindjes se Krishtit, frymezon besim te madh, shprese, dashuri, mirekuptim, force te njeriut.

“Keto Krishtlindje i festojme si nje vend anetar i NATO-s, ndersa urojme qe Krishtlindjet e tjera t’i festojme si qytetare te lire, me nje perparim te metejshem, me shume per shqiptaret”, u shpreh Berisha.

Bashke me kryeministrin edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli uroi kryepeshkopin Janullatos dhe te gjithe besimtaret per kete dite, ne te cilen lind shpresa per nje marredhenie te re.

“Per ne shqiptaret mbyllet nje vit plot suksese, ndersa nis nje tjeter qe do te na ofroje liri levizjeje. Viti i ardhshem 2010 eshte vit i levizjes”, u shpreh Topalli.

Edhe lideri i opozites, Edi Rama ishte sot ne Kishen Ortodokse, prej nga ku uroi qe sakrifica e familjeve shqiptare ne krize, te jete per nje kohe te shkurter.

“I uroj te gjitheve, Gezuar Krishtlindjet dhe mbi te gjitha dua qe ky urim t’i shkoje te gjitha familjeve shqiptare qe ne kete fundviti perballen me nje krize, e cila ka nevoje per durim e sakrifica te vecanta, qe une shpresoj se nuk do te vazhdojne per nje kohe te gjate”, u shpreh Rama.

Berisha e Topalli edhe ne Shkoder

Shefi i qeverise dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli zgjodhen qytetin e Shkodres per te uruar besimtaret katolike, ne diten e Krishtlindjes.

“Nje urim te perzemert jap per besimtaret ne te gjithe Shqiperine, ne kete dite frymezimi. Uroj qe Krishtlindjet e tjera t’i festojme me nje besim me te madh te Zoti, te vetja dhe te Shqiperia dhe te levizim te lire ne mbare Europen, si qytetare te nje vendi te lire”, u shpreh Berisha.

Te njejtit urim iu bashkua edhe kryeparlamentarja Topalli.
 

Top Channel