Kine, kerkoi sistem shumepartiak, 11 vjet burg

25/12/2009 04:25

Nje gjykate kineze denoi me 11 vjet burg nje disident i cili u shpall fajtor per akuzat e agjitacionit dhe propagandes ndaj sistemit socialist.

Liu Xiaobo, 53 vjec, nje ish lektor ne nje prej universiteteve te Pekinit u ndalua ne 8 dhjetor te 2008-es, kohe kur mblidhte firma prej qytetareve kineze per t’i derguar qeverise nje peticion qe kerkonte me shume liri dhe te drejta per njerezit dhe mbi te gjitha t’i jepej fund sistemit njerpartiak ne vend.

Liu u arrestua kohe para se peticioni te botohej dhe nje kopje e tij t’i dergohej autoriteteve qeveritare kineze.

Top Channel