Jonida Maliqi, vajza qe u rrit ne skenen e kenges

25/12/2009 18:50

E ideuar qe ne gjeneze nga prinderit e saj per t`u bere e tille, admiruese e grupit “Spice Girls” ne adoleshence me hitin “Viva Forever”, e sigurt per ate qe ka arritur ne kenge dhe jeten private, ne kete dite feste e gjejme te levize me makinen e saj rrugeve te kryeqytetit, duke ndjekur ritualin e dites. Behet fjale per kengetaren Jonida Maliqi.

Mesojme se prej pak kohesh ka hapur biznesin e saj privat, i cili i rremben nje pjese te mire te dites, por pjese e hobeve te saj jane teatri dhe letersia, pasione keto ne funksion te kenges. Ka dale ne skene qe ne moshen 9 vjecare ne festivalet per femije, ndersa skenen e madhe te aktiviteteve te rendesishme e ngjiti 4 vjet me vone per te njohur vetem suksese.

Alfred Kacinari, nje prej kompozitoreve te saj dhe mik i familjes, e kujton ne kete menyre Joniden e vogel. “Gjithmone ka qene nje femije i kujdesur qe shoqerohej nga mamaja, pastaj nxenese e liceut artistik”. E destinuar per te mos u prezantuar gjithmone njesoj, me profile qe gjithmonë surprizojnë publikin, i gjithe ky sharm per Kacinarin buron nga nje “veti“ qe Jonida tashme e gezon. “Tendenca e saj per te ndryshuar shihet por gjithmone ajo kerkon te respektoje formimin e saj, menyren e jeteses, vendin ku eshte rritur”, shton Alfredi.

Neser pritet te jete e ftuar ne nje nga aktivitetet me te rendesishme te fund-vitit ne kryeqytet, i duhet nje look i vecante dhe per kete e ndihmon ajo qe rri pas “inisiativave provokuese” ne look-un e Jonides, Ema. Tashme eshte e martuar, por Jonida gjen pak kohe per shoqen e saj Xheni.

Nje kafe me te, per Joniden, eshte relaksuese. “Eshte shume e ndjeshme pavaresisht se duket natyre tjeter. Preket edhe nga fjalet apo thashethemet. Flasim per shume gjera bashke”, pohon Xheni. Thote se ne momentin qe u martua mendoi per te dy. Per te, koha e dashurise dhe pavaresise nuk ekziston me, per te tani e rendesishme eshte familja dhe unifikimi në cift..

FOTO GALERI
1/4

Top Channel