Itali, ulje emergjence per avionin “Continental”

25/12/2009 16:15

Nje avion i kompanise amerikane “Continental”, me rreth 300 pasagjere ne bord, ka bere ulje te detyruar ne aeroportin e Fiumicinos, ne Itali.

Komandanti i “Boeing 767” i nisur nga Newark, ne Tel Aviv, ka verejtur ndezjen e nje sinjalizuesi te defekteve dhe ka vendosur te kerkoje autorizimin per t’u ulur ne aeroportin italian.

Menjehere perreth pistes jane vendosur mjetet e shpetimit, por nuk pati asnje problem per pasagjeret.

Avioni, pas nje kontrolli te imtesishem, eshte rinisur per ne destinacionin e tij.

Top Channel