Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja…
Dy prifterinj te tjere katolike ne Irlande kane dhene doreheqjen si pergjigje ndaj raportit qe kritikonte menyren se si kisha kishte menaxhuar rastet e abuzimeve seksuale.
Lajmi u be i ditur nga vete prifterinjte, Eamonn Walsh dhe Raymond Field, ne nje komunikate te perbashket per shtyp.
Dy prifterinjte, qe ishin ndihmes ne kishen e Dublinit, u shprehen se shpresonin qe doreheqja e tyre te ndihmoje ne paqen e viktimave te abuzimeve.
Sipas raportimeve te mediave britanike, me keto doreheqje shkon ne 5 numri i prifterinjve qe jane larguar nga kisha pas perhapjes se skandalit seksual.
At Limerick Donal Murray dha doreheqjen kete muaj pasi menyra se si e kishte menaxhuar ceshtjen e nje prifti pedofil u vleresua si e pajustifikueshme nga autoritetet.
Top Channel