Rikthimi i papritur i Sesilia Plasarit

24/12/2009 19:05

I eshte rikthyer skenes shqiptare pas rreth 20 viteve ne France. Sesilia Plasarin qe u be e famshme ne filmin “Edhe keshtu edhe ashtu” e ka kthyer ne vendin e origjines komedia e Andre Rosin, “Nina”.

Nje emer i munguar i artit skenik ka zgjedhur per t’u promovuar me trupen e Teatrit te Korces si regjisore. Ajo ka zgjedhur si personazh te kesaj komedie, Zamira Kiten. “Puna eci shume mire. Sesilia eshte jo vetem nje mike e mire por eshte edhe shume profesioniste. Zberthimi i vepres ka qene shume profesional dhe ka qene nje nga regjisoret me te mire qe une kam punuar”, pohon Zamira.

Aktorja shqiptare qe ka punuar me aktore te njohur si Belmondo apo Alen Aelon, me rikthimin ne Shqiperi ajo ka sjelle nje fryme te re ne teatrin shqiptar. Aktori tjeter i trupes se Korces, Marko Bitraku thote se te bashkepunosh me te meson shume per artin skenik.

“Formimi saj m’u duk shume i kompletuar. Te punosh me artiste ne France, padyshim qe ka ndikuar ne formimin e saj artistik”, thekson ai. Sesilias i ka pelqyer gjithmone Tirana. E tunduar nga autori anglez Xhon Milingston Sing, kete here si perkthyese dhe aktore, ajo i eshte vene punes per te risjelle ne skene nje tjeter pjese ne teatrin Metropol.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel