Mberrin ne Shqiperi fondacioni “Graamen” per te varfrit

24/12/2009 08:45

Perfaqesues te fondacionit “Graamen”, i cili njihet si banka per me te varfrit e botes, mberriten dje ne Shqiperi dhe filluan shqyrtimin e mundesive per te filluar aktivitete ne Shqiperi.

Perfaqesuesi i fondacionit, Hans Heitz, u takua me Kryeministrin Sali Berisha.

“Gjate takimit u diskutua mbi mekanizmat qe mund te ngrihen ne Shqiperi per ofrimin e instrumenteve te mikrokredise, shtresave te varfra te shoqerise, si dhe mbi krijimin e “joint ventures” me natyre sociale, ku bizneset e medha te mund te kontribuojne ne nje zhvillim social sa me te qendrueshem”, njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrit.

Fondacioni “Graamen” eshte themeluar ne Bangladesh nga profesor Mohammed Yunus, i cili fitoi edhe çmimin “Nobel” ne ekonomi per punen e tij ne lehtesimin e varferise.

Yunus filloi t’u jepte kredi te varferve te Bangladeshit ne vitet ‘70, duke i ndihmuar te fillonin biznese fare te vogla, apo te blinin fare per te mbjelle token.

Pas viteve ‘90, ky lloj aktiviteti kreditues u be simbol i perpjekjeve te botes per te luftuar varferine dhe nje shembull i ofruar nga nje vend i varfer si Bangladeshi per zgjidhjen e problemeve te qyteterimit boteror te sotem.

Top Channel