Berisha:Lufte pa kompromis ndaj mafias

23/12/2009 15:25

Kryeministri Sali Berisha ka folur per lufte pa kompromis ndaj krimit te organizuar dhe mafias.

Por ne kushtet e reja te krijuara, sipas kreut te qeverise nevojiten ndryshime ne agjensite qe merren me luften ndaj terrorizmit e krimit te organizuar.

“Nese kemi patur sukses ne luften kunder bandave kunder trafikut, po keto suksese duhet t’i shenojme ne luften kunder krimit ekonomik. Ekonomia e mafias eshte problemi me i madh qe ne duhet ta perballim me zero tolerance. Duhet te ngrihet nje grup pune per hartimin dhe miratimin e ligjit per funksionimin e Agjencise se Administrimit te Pasurive te sekuestruara e te konfiskuara,”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha lajmeroi ndryshime ne ligjin per SHISH, ne menyre qe te pershtatet plotesisht me kushtet e reja te luftes kunder mafias.

“Qeveria eshte e gatshme qe te miratoje, te kaloje ne parlament, te gjitha amendimet, sygjerimet qe ju duhen ju”, u shpreh Berisha. Kryeministri foli edhe per burgjet, duke kerkuar nje regjim te rrepte atje.

“Ne qofte se ne i leme ata te komandojne nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre pushime. Regjimi do te jete deri ne limitet me te skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetuten, pasi te drejtat baze kushtetuese nuk mund t’i mohohen askujt.”, tha Berisha.

Top Channel