BB: Cmimi i energjise, me i ulet se sa kostoja

23/12/2009 08:00

Perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camille Nuamah, deklaroi se sot per sot shqiptaret nuk e paguajne koston reale te energjise elektrike qe konsumojne, por rritja e cmimit deri sa te mbuloje koston do te duhet te kryhet ne menyre graduale.

“Ne kete moment, shqiptaret nuk e paguajne koston e energjise elektrike. Ju nuk mund te shkoni nga mospagimi i kostove ne nje rimarrje/shlyerje te kostos brenda nje viti. Kjo eshte pothuajse e pamundur.

Pra kemi nje seri te rritjes graduale te tarifave te propozuara ne deklaraten rregullatore”, deklaroi Nuamah.

Enti Rregullator i Energjise dhe Operatori i Sistemit te Shperndarjes nuk kane rene dakord mbi llogaritjet e kostos se energjise se konsumuar ne Shqiperi, duke hapur rrugen per debate publike dhe perplasje gjyqesore. Shqiperia ka pranuar se do ta kompensoje pjeserisht OSSH-ne qe tashme eshte e privatizuar, ne rast se ERE nuk e rrit cmimin mjaftueshem sa te mbulohen kostot.  

Top Channel