France, Depardieu ne polici, sulmoi nje makine

22/12/2009 17:35

Gerard Depardieu eshte thirrur ne polici pasi ka shkaterruar nje makine te parkuar te dielen ne mbremje ne lagjen “Saint Germain” te Parisit.

Sipas radios “Rtl”, makina ishte parkuar para nje klubi, jo shume larg baneses se aktorit francez. Roja i lokalit rrefen se Depardieu eci drejt makines dhe me pas e goditi me shkelma.

Gjithcka ndodhi para syve kureshtare te njerezve, te cilet jane shtangur kur kane pare ne ate gjendje aktorin me te dashur ne France. Stafi i Depardieu nuk e ka komentuar lajmin, por pritet nje reagim gjate diteve te ardhshme.

Top Channel