Brenda dhjetevjecarit te ardhshem njeriu do rikthehet ne Hene dhe me pas do te vihet ne ndjekje te Marsit, fillimisht nepermjet sateliteve te tij.
Revista “ScienceInsider” ka publikuar perfundimet e nje takimi te rendesishem mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe shefit te NASA-s, Charles Bolden, te cilet kane caktuar objektivat e se ardhmes.
Keshtu, Obama do t’i kerkoje Kongresit 1 miliarde dollare me shume per NASA-n, shifer e cila do bashkohet edhe me 16 miliarde dollaret qe NASA do perfitoje deri ne vitin 2011 per projektet e moduleve Ares I dhe Ares V. Ato jane ideuar qe ne vitin 2004 per te rinisur projektet e zbulimit te Henes.
Gjithcka duhet te jete gati brenda vitit 2018. Por a jane te mjaftueshme 1 miliarde dollare me shume ne nje kohe qe ishin kerkuar 3 miliarde? Jo, por Uashingtoni ka vendosur te kerkoje ndihme edhe nga Agjencia Europiane e Hapesires e nga ajo japoneze. Me projektet Ares I dhe Ares V synohet qe t’i jepet fund epokes se anijeve shuttle.
Top Channel