Gjeorgji, Simpson ne versionin Samsonadze

21/12/2009 10:02

Seriali vizatimor amerikan, “The Simpson” eshte aq i famshem sa shume vende nuk i kane rezistuar dot tundimit per ta pershtatur me kulturen e tyre.

Pas francezeve qe sollen ne serial edhe presidentin Sarkozy me bashkeshorten Carla Bruni, tashme “Simpson” eksportohen edhe ne republiken kaukaziane te Gjeorgjise. Ne serialin gjeorgjian cdo gje pothuajse do te jete e ngjashme, madje edhe emri Samsonadze rrjedh nga Simspon.

Te dy mbiemrat jane shume te perhapur ne vendet e tyre, lekuren e kane te verdhe dhe te dyja famlijet jetojne ne nje shtepi ne periferi. Gela Samsonadze eshte kreu i familjes, njelloj si Homeri, ndersa bashkeshortja e tij Dodo ze vendin e te famshmes Marge. Ndryshimi i vetem eshte se familja gjeorgjiane ka dy femije, Shorena dhe Gia.

Krijuesja e serialit, Shalva Ramishvili nuk e fsheh se mes dy serialeve ka shume te perbashketa pasi ajo terhiqet shume nga familja e famshme amerikane. Nje tjeter ndryshim i madh mes serialeve do jete edhe fakti se familja Sampsonadze nuk do ta kritikoje politiken e presidentit Mikheil Saakashvili, gje te cilen nuk e kishte problem ta bente familja Simpson.

Top Channel