SHBA, stuhi debore paralizojne verilindjen e vendit

20/12/2009 11:45

Nje stuhi e madhe perfshiu kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara dhe disa qytete verilindore, duke shtruar rreth  40 cm debore dhe duke bere thuajse te pamundur udhetimin e njerezve nga nje zone ne tjetren.

Disa pjese te zones verilindore te SHBA-se u mbuluan nga rreth 60 cm debore. Zyrtaret u bene thirrje banoreve qe te qendronin neper shtepi dhe te shmangnin daljen me makine, sepse bora binte me shpejt nga çmund te pastronin skuadrat borepastruese.

Transporti publik, nuk punon ne pjesen me te madhe te tij, gjithashtu nuk funksionojne as stacionet e metrose qe kalojne mbi toke.Stuhia goditi gjithashtu Baltimoren, Nju Jorkun dhe Filadelfian.

Mjaft zona kane mbetur pa energji elektrike dhe linjat ajrore anulluan fluturimet. Makinat borepastruese pastruan pisten e bazes ajrore Andrews, ne periferi te Uashingtonit, duke mundesuar keshtu uljen e aeroplanit qe solli Presidentin Obama nga kryeqyteti danez, ku mori pjese ne samitin e OKB-se per klimen.

Top Channel