Normalizohen marredheniet Siri-Liban

20/12/2009 12:30

Udheheqesit e Sirise dhe Libanit u takuan te shtunen duke hedhur nje hap te rendesishem ne normalizimin e marredhenieve mes dy vendeve.

Kryeministri libanez, Saad hariri I cili ka akuzuar Sirine per vrasjen e te atiti te tij u takua me presidentin sirian, Bashar Assad ne Damask.

Ne takimin e perbashket ne kryeqytetin sirian, kryeministri libanez, hariri i ka bere thirrje presidentit sirin Assad per te qendruar te bashkuar perballe sic e quajti ai, politikave anti-arabe te Izraelit.

Ndersa presidenti sirian u shpreh se te dyja vendet kane nje lidhje te vecante mes tyre dhe se mungesa e stabilitetit ne Liban sjell trazira edhe ne Siri dhe e anasjellta.

Me pas te dy lideret e kane cilesuar biseden e tyre si “te dobishme, konstruktive dhe miqesore”.

Top Channel