Iran, mijera veta homazhe Ajatollahut Montazeri

20/12/2009 12:10

Qindra mijera iraniane po udhetojne drejt qytetit te shentje shiit, Qom per te percjelle per t’i kryer homazhet e fundit, Ajatollahut Ali Montazeri.

Autoritetet iraniane kane marre masa te forta sigurie ne qytetin e Qomit, per te parandaluar kthimin e homazhit ndaj ish zvendesit te Ajatollahut Khamenei ne nje proteste te dhunshme kunder regjimit te ngjashme me protestat e perkujtimit te “Dites se Studenteve” para pak javesh.

Ajatollahu Hosein Ali Montazeri nderroi jete ne moshen 87 vjecare. Ai njihej si kritik i ashper i menyres se drejtimit te shtetit prej Liderit Suprem, Ajatollahut Khamenei dhe presidentit Ahmadinexhad.

Top Channel