Interviste me Hiroyasu Ando, ambasadori i Japonise ne Tirane

20/12/2009 19:55

Zoti ambassador si do t’i perkufizoni ju marredheniet midis Shqiperise dhe Japonise?

Pas demokratizimit te Shqiperise ne vitet 90, marredheniet mes Shqiperise dhe Japonise u bene shume aktive dhe, qe atehere, qeveria e Japonise  ka dhene nje ndihme te madhe ekonomike per zhvillimin e Shqiperise. Pershembull ne vitin 2008, kryeministri Berisha vizitoi Japonine dhe une isha ne Tokio si keshilltar diplomatik. Mund te them se takimi mes dy kryeministrave ishte shume i mire. Ajo vizite u be nje pike referimi per marredheniet e mira mes dy vendeve dhe ne do te donim te vazhdonim ndihmen tone per zhvillimin e Shqiperise.

Ju thate se ne keto 20 vjet e keni ndihmuar shume Shqiperine nga ana financiare. Perse keni zgjedhur ta beni kete?

Para se gjithash ky eshte nje vend shume i rendesishem nga ana strategjike dhe ekonomike dhe mendoj se eshte nje detyrim per ne per t’í dhene sa me shume ndihme te jete e mundur dhe per te mbajtur marredhenie sa me te mira mes dy vendeve, sepse eshte ne interesin e te dyja paleve.

Por cfare mund te thuhet per investimet japoneze ne Shqiperi. Ketu nuk eshte e vendosur ndonje kompani e madhe japoneze. Perse, sipas jush investimet japoneze nuk paraqiten ne te njejtin nivel me marredheniet politike?

Per momentin nuk ka shume kompani te medha biznesi japoneze ne Shqiperi, por ne duam fort te promovojne investimet e kompanive japoneze ne te ardhmen. Mendoj se ky vend ka nje potencial te madh per zhvillimin ekonomik. Vitin e ardhshem ne do te sjellim nje mision per te eksploruar mundesite per investimet japoneze ne Shqiperi.

Ndonje fushe konkrete?

Ne mund te mendojme per shume fusha, por turizmi eshte nje mundesi shume e mire. Ju keni nje vend shume te bukur turistik, vecanerisht pergjate bregdetit dhe ka shume turiste japoneze, qe vijne ne Europe. Ata do te kenaqeshin, nese do te vizitonin Shqiperine. Pershembull ne Itali ka mbi nje milione turiste japoneze. Une do te doja te inkuarjoja turistet japoneze per te ardhur ne Shqiperi, por gjithashtu edhe kompanite japoneze, ne menyre qe te jene ne gjendje te bashkepunojne me Shqiperine per te zhvilluar industrine e turizmit. Misioni qe do te vije vitin e ardhshem do te jete i perbere nga kompani turistike. Shpresoj qe nga ky mision te dale dicka konkrete, e prekshme. Une gjithashu do te doja te theksoja shkembimet kulturoree, pervec atyre ekonomike, sepse te dyja vendet, si Japonia dhe Shqiperia, kane kultura intresante, tradicioanale. Shpresoj qe ne te ardhmen te krijohet mundesia per te shfaqur ketu kulturen japoneze, ne menyre qe shqiptaret te mund te kuptojne me mire, Japonine. Ne Japoni ka shume njerez nga Shqiperia, te interesuar per studime dhe ne duam te promovojme studimet japoneze dhe ndoshta me shume shqiptare mund te shkojne ne Japoni per te vleresuar kulturen japoneze.

Si i shikon Japonia, nje nga vendet me te zhvilluara te botes, procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian?

Mendoj se do te ishte shume mire qe Shqiperia te behet pjese e Bashkimit Europian. Shqiperia po leviz ne menyre te qendrueshme drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian dhe shpresoj shume se, duke realizuar reformat strukturore, reformat insitucionale, Shqiperia, ju, ne nje te ardhme te afert do te jeni pjese e Bashkimit Europian.

Top Channel