Gazetaret e vrare, 2009 shifra rekord

20/12/2009 12:45

Numri i gazetareve te vrare ne te gjithe boten ne vitin 2009, ka kapur shifren rekord prej 68 personash, ben te ditur Reuters.

Numri i viktimave u rrit ndjeshem pas nje masakre ne Filipine ne muajin nentor, ku humben jeten 31 gazetare. Me nje total prej 32 personash qe kane rene ne krye te detyres, shteti juglindor aziatik renditet ne vendin e pare te listes se shteteve me numrin me te madh se vdekjeve te gazetareve.

Ne te dytin eshte Somalia. Ka zbritur ne tretin Iraku, ku ne 2007-en vdiqen 67 persona, behet fjale per vitin ku dhuna ishte ne nivelin me te larte ne kete vend, i cili per 6 vjet ka qene me vdekshmerine me te larte te gazetareve.

“Ky ka qene viti i nje shkaterrimi te paprecedent per boten e medias”-eshte shprehur drejtori ekzekutiv i Komitetit per Mbrojtjen e Gazetareve Joel Simon.

Pjesa me e madhe e viktimave ishin reportere lokale, qe percillnin lajme per komunitetet e tyre.

“Vrasja ne Filipine eshte shokuese, por jo surpize. Qeveria e ketij vendi nuk e denon dhunen ndaj gazetareve dhe tashme kjo eshte kthyer ne pjese te kultures”, ka thene koordiantori i projektit Aziatik te Komitetit te Mbrojtjes.

Rreth 75 perqinde gazetareve te vrare ne 2009-en, ishin vene ne shenjester ne shenje hakmarrjeje. 11 prej tyre u qelluan gjate disa shkembimeve zjarresh dhe 7 te tjere duke mbuluar sherbime te rrezikshme gjate sulmeve, apo protestave. Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve po heton edhe 20 vrasje te tjera dhe numri perfundimtar do te dale ne janar.

Top Channel