Teherani: Sulmi ne Irak, propagande

19/12/2009 14:30

Lajmi per nje sulm te armatosur te ushtareve iraniane ne nje fushe nafte te territorit iraken eshte vetem propagande.

Keshtu ka deklaruar kreu i komisionit te jashtem parlamentar te Iranit, i cili citohet nga agjencia e lajmeve “Irna”.

Lajmi per sulmin ishte bere publik nga qeveria irakene, por per Teheranin eshte vetem nje propagande qe synon te cenoje raportet mes dy vendeve.

Edhe ambasadori iranian ne Bagdad, Kazemi Ghomi ka deklaruar se, “behet fjale per nje lajm te prodhuar nga mediat e huaja”.

Top Channel