Shkaqet e lirimit te Ilir Kumbaros

19/12/2009 20:45

Zbulohen shkaqe te reja qe cuan ne mos-ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania e Madhe.

Krahas vendimit te kolegjit penal te gjykates se larte qe pushoi masen e arrestit me burg, nje rol vendimtar ne vendimarrjen e dy gjykatesve britanike ka patur mosparaqitja nga perfaqesuesja e shtetit shqiptare te mases se re te arrestit me burg, kerkuar nga gjykata e krimeve te renda ne Tirane.

Burime nga organi i akuzes ne Shqiperi thane se vendimi numer 154 i dates 15 Dhjetor 2009 i eshte derguar nepermjet kanaleve diplomatike drejtesise britanike.

Por Top Channel ka mundur te zbuloje se ky vendim nuk ka mberritur ne Londer deri mesditen e se premtes kur u zhvillua seanca gjyqesore ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”.

Prokuroria britanike ka konfirmuar mosmarrjen e vendimit apo venies ne dijeni te nje vendimi te tille, qe do t’i kalonte me pas per ekzekutim departamentit te ekstradimeve ne “Home Office”.

E gjithe kjo situate ka kapur te papergatitur ne sallen e gjykates se apelit perfaqesuesen e shtetit shqiptare ne kete proces Claire Dobin.

Bllokimi i ekstradimit nga Ilir Kumbaro shenon fitoren e dyte per ate duke mbajtur firmen e gjykates se apelit ne Londer.

Dhjete vjet me pare dy djemte e Ilir Kumbaros fituan lejen e qendrimit ne Britani nga kjo gjykate pasi sipas tyre ata kishin qene te persekutuar per lidhjet qe kishte patur familja e tyre me regjimin komunist.

Nepermjet avokateve ata i kane argumentuar gjykates me 7 maj te vitit 1999 se familja e tyre ishte e kercenuar me vdekje, ishin rrahur disa here dhe si pasoje kishin patur nevoje per nderhyrje mjekesore, e gjitha kjo pasi babai ishte njeri prej zyrtareve te larte ne regjimin komunist.

Si justifimin per te vazhduar qendrimin ne Angli, Endrit dhe Evin Kumbaro i paraqiten ate kohe, gjykates se apelit edhe faktet qe kishin te benin me zhdukjen e prinderve te tyre dhe mbajtjen nen survejim nga regjimi i Sali Berishes pasi ky regjim sipas tyre perdorte metoda survejimi ndaj kundershtareve.

Top Channel