Para falso, 26 ne pranga

19/12/2009 20:20

Nje grup prej 26 personash jane kapur ne Tirane, per falsifikim kartmonedhash. Ky eshte grupi me i madh i kapur ndonjehere nga policia shqiptare.

Grupi vepronte ne te gjithe vendin dhe qendren e kishte ne kryeqytet.

Dhjetra denoncime te qytetareve qe kishin rene pre e grupit me kartmonedha false kane vene ne levizje policine e krimit ekonomiko-financiar per te zbardhur dyshimet se ne treg ishin hedhur leke false te prerjejeve te 500, 1000, 2000 dhe 5000 mije lekeshe.

Pasi kane inflirtruar agjente per te kryer shkembim valute ne fillimet e operacionit te koduar piramida, policia mberriti ne bazen ku karmonedhat prodhoheshin e mandej shperndaheshin ne te gjithe Shqiperine.

Prej rruges “5 maji”, ne Tirane, te akuzuarit i hidhnin ne qarkullim kryesisht prane qendrave spitalore, lokaleve dhe bizneseve private.

Te arrestuarit akuzohen per prodhim te karmonedhave te falsifikuara, venien ne perdorim te tyre, falsifikim dokumentesh dhe armembajtje pa leje.

“Ne cilesine e provave materiale u sekuestruan: shuma e parave prej 1.4 milione leke kartemonedha te falsifikuara te prerjeve 1 mije, 2 mije dhe 5 mije leke te reja. Kompjutera desktope dhe kompjutera laptope te cilet sherbenin per perpunimin e kartemonedhave false. Printera dhe skanera me rezolucion te larte te cilat sherbenin per printimin dhe prodhimin e kartmonedhave te falsifikuara si dhe makineri per prerjen e tyre”, eshte shprehur drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj.

Policia tha se ne bazen e grupit u sekuestruan 400 numra celularesh dhe 100 aparate si dhe maska te ngjashme me ato te forcave speciale.

“Ne arritem te finalizonim me sukses nje nga aksionet me te rendesishme qe e kishim nisur para disa muajsh duke perdorur te gjitha metodat speciale te hetimit”, theksoi prokurori i ceshtjes, Julian Xhengo.

Vetem dy nga te arrestuarit jane me arsim te larte dhe dyshohen si personat e specializuar per prodhimin e ketyre kartemonedhave, te tjeret jane 20 vjecare te perdorur per shperndarjen e materialeve te falsifikuara.

Top Channel