Ndertuesit: Jemi ne krize

19/12/2009 15:55

Ndertuesit i kane vendosur ultimatum qeverise dhe njesive te pushtetit vendor qe te gjejne zgjidhje per problemet e renda qe sipas tyre i kane krijuar sektorit te ndertimit.

“Kerkojme te nderpritet arbitrariteti, te miratohen planet rregulluese, te funksionojne KRT-te e te gjitha qyteteve, te behej likujdimi i detyrimeve te shtetit ndaj firmave te ndertimit te infrastruktures. Perserisim me ngulm kerkesen tone per bisedime me perfaqesuesit e ministrive lidhur me rregulloren e licensimit, manualin e cmimeve ne ndertim, pagat e references”, u shpreh Maksim Muci, drejtor ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve.

Bordi i Shoqates se Ndertuesve deklaroi se eshte ne pritje te reagimit te qeverise, dhe ne rast se ajo nuk do te pranoje negociatat, atehere do t’u propozoje 400 kompanive anetare ndermarrjen e nje mase ekstreme.

“Ne rast te mospermbushjes se kerkesave propozojme qe shoqata e ndertuesve te marre masa per nderprerjen e punes per nje muaj dhe si rrjedhoje edhe mosderdhjen e nje pagese per kete periudhe”, u shpreh Muci.

Maksim Muci drejtori ekzekutiv i shoqates deklaroi se sektori eshte zhytur ne krize totale, ku politika ka pjesen kryesore te fajit.

Shoqata e ndertuesve eshte nje nga kontribuesit kryesore te buxhetit dhe jep rreth 30 per qind te TVSH-se dhe tatimit mbi fitimin.

Top Channel