Berisha: I hapur per kerkesat legjitime te opozites

19/12/2009 19:55

Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur i hapur per te plotesuar cdo “kerkese legjitime” te opozites, gjate nje daljeje per shtyp pas kthimit te tij nga samiti i klimes ne Kopenhagen.

“Jam i hapur gjithnje ndaj opozites dhe garantoj se do plotesoj cdo kerkese legjitime te saj”, u shpreh kreu i qeverise.

Ai e ka konsideruar si “lenduese” mungesen e opozites ne parlament, por theksoi se ai nuk mund te plotesoje kerkesa qe do te ishin nje “katastrofe” per demokracine ne vend.

“Mungesa e opozites ne parlament eshte lenduese, por duhet te kemi te qarte se nuk mund te penalizoje kete vend per shkak te nje vendimi pa materie per te bojkotuar parlamentin. Se pastaj do te barazoheshin te pabarazueshmit. Gjate ketyre muajve kam takuar me qindra personalitete dhe nuk eshte degjuar nje i vetem qe te kete shqiptuar mundesine e hapjes se kutive dhe rinumerimit te votave”, theksoi Berisha.

“Kjo nuk mundet kurre te behet. Nje vendim gjykate nuk duhet te trajtohet politikisht. Jam i bindur se do te fitoja edhe nje tjeter mandat, por kjo nuk mjafton. Fitoj nje mandat, por ne kete menyre pergatitet nje katastrofe per demokracine dhe vlerat e saj”, tha kryeministri.

Top Channel