Majko: Te fillojne sa me shpejt negociatat

18/12/2009 08:15

Shume segmente te politikes e kane te qarte se negociata eshte e vetmja rruge per te gjetur nje zgjidhje. Ky eshte konstatimi i ish-kryeministrit socialist, Pandeli Majko.

Ne nje interviste per “Shqip”, Majko thote se vendi ndodhet ne nje krize ekonomiko-politike, e cila ne mungese te negociatave rrezikon te behet e pamenaxhueshme.

Majko mendon se nuk ka nje formule fikse per arritjen e konsensusit, por se ajo mund te diskutohet kur te kete nje tavoline dhe kur te hapet dialogu.

Anetari i kryesise se socialisteve vlereson se parimisht askush nuk mund te shprehet kundra nje takimi, qofte edhe midis Berishes dhe Rames.

“Te mos harrojme se eshte edhe nje histori njerezore qe eshte futur ne mes dhe eshte goxha e renduar”, kujton Majko.

Gjithsesi, ai nenvizon se duke pasur parasysh rrezikun me te madh qe i kanoset vendit, negociata me Berishen dhe te vetet nuk mund te konsiderohet si rrezik i mirefillte.

Duke iu referuar Presidentit dhe rolit te tij ne kete situate, Majko thote se ai nuk ka nje deshire per momentin qe te marre nje rol te mirefillte politik.

“Nje pjese e veprimit te tij, vijon Majko, ka te beje me situaten e brendshme te Partise Demokratike dhe jo me skenen e madhe te politikes shqiptare. Eshte kjo nje nder arsyet qe e largojne ate nga ndermarrja e rolit te tij perballe krizes”.

Top Channel