UNICEF, femija albin ne foton e vitit 2009

17/12/2009 20:05

Fotoja e vitit 2009 vjen nga Tanzania ku dy femije, nje prej tyre albin, jane fotografuar bashke.

Albinet jane njerez me tipare pothuajse te bardha dhe ata vriten pasi sipas nje legjende, kockat e tyre mund te sjellin fat. Mbi te gjitha, viktimat kryesore te kesaj gjuetie te pergjakshme jane femijet. Suedezi Johan Bavman ka arritur te gjurmoje albinet e Tanzanise, duke realizuar foton e vitit te UNICEF-it.

Albinet jane pasardhes te lindur nga deformimi i kodit gjenetik, i cili ndikon ne cilesine e lekures se tyre pa pigment. Ne Tanzani, 1 ne cdo 3 mije banore eshte i rraces albin. Nese ne te shkuaren armiku i tyre ka qene dielli, sot jane njerezit, pasi ata luftojne per te mbijetuar qe ne femijeri. Shume njerez me ngjyre besojne se ata kane fuqi magjike, duke perdorur floket apo eshtrat e tyre si hajmali. Sipas te dhenave zyrtare, qe prej vitit 2007 jane vrare 73 njerez albine ne te gjithe Tanzanine.

Fotoja e Johan Bavman ka arritur te fokusoje 2 vajza 10 vjecare, te quajtura Mwanaidi Mwinyiarida dhe Selina Robort. Shkolla ku Selina studion eshte e populluar nga 103 femije te tjere albine dhe ajo eshte rrethuar si nje keshtjelle e vertete. Ne Tanzani jetojne me shume se 150 mije albine, ndersa 20 mije te tjere jane shperndare ne gjithe boten.

FOTO GALERI
1/3
Femija 5 vjecare ne Institutin e Autizmit ne Prage (Vendi i dyte)

Top Channel