Energjia, kreu i ERE para deputeteve

17/12/2009 19:55

Sipas Entit Rregullator te Energjise, rritja prej 13% e cmimit eshte bere duke marre parasysh kerkesen dhe nevojen reale te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes dhe duke marre parasysh edhe nevojat dhe mundesite e konsumatorit.

Bujar Nepravishta, kryetar i ERE, thote se vendimi eshte mese i justifikuar. “E kemi bere per te mbuluar kostot e kompanise OSSH, per te dekurajuar perdorimin e energjise per ngrohje. Mbi 71% e familjeve konsumojne energji nen 300 kw, pjesa mbi 300 eshte per ngrohje”, ka deklaruar Nepravishta.

Nderkaq, eksperte te Ministrise se Ekonomise dhe asaj te Punes dhe Ceshtjeve Sociale kane nisur procedurat per rregullimin e skemes se subvencionimit te energjise.

“Ne kemi diskutuar sot vendimin per mbrojtjen e shtresave ne nevoje nga rritja e cmimit te energjise, me qellim qe ta rishikoje qeveria”, ka deklaruar ministri i Energjitikes, Dritan Prifti.

Dy dite me pare Enti Rregullator i Energjise vendosi te rrise cmimin e energjise elektrike ne masen 13%, cmim qe do filloje te zbatohet qe nga 1 janari 2010.

Top Channel