Berisha: Qendrimi i opozites, paradoksal

17/12/2009 18:50

Kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka quajtur paradoksal qendrimin e opozites per te bojkotuar parlamentin dhe thote se nuk do te kete asnje kompromis me te lidhur me vendimet e gjykatave.

Duke folur per BBC-ne nga Kopenhaga, ku po merr pjese ne Samitin per Klimen, zoti Berisha tha se ai e inkurajon opoziten qe te punojne se bashku per te çuar perpara afrimin e Shqiperise me BE-ne.

“Opozita ka vendosur te beje opozite jashte parlamentare duke deklaruar se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ky eshte qendrimi me paradoksal”, tha zoti Berisha per BBC-ne.

“Qeveria ka bere oferten e saj dinjitoze per rikthimin e opozites ne parlament dhe e mirepret”, tha ai.

Berisha tha se shumica eshte e gatshme per bashkepunim me opoziten, por e perjashtoi mundesine e nje kompromisi te mundshem per kerkesen e opozites qe nje komision parlamentar te hape kutite e votimit si pjese e hetimeve per parregullsite ne zgjedhje.

“Kushtetuta nuk e lejon kete, ligji organik i komisioneve parlamentare nuk e lejon kete, pra une nuk mund te them se do te jete çeshtje kompromisi shqyrtimi politik i vendimeve te gjykatave”, tha zoti Berisha.

“Jam i sigurt se, neqoftese hapen kutite dhe rinumerohen votat, une do te fitoja nje mandat ne Fier, por nuk me lejon mua, nuk ka ndodhur kurre, qe politikisht te shqyrtohet nje vendim gjykate”, tha ai.

Top Channel