Krimet e Renda, Ilir Kumbaro serish ne arrest burgu

15/12/2009 15:20

Ndersa per pak dite autoritetet angleze do te vendosin nese do ta ekstradojne apo jo Ilir Kumbaron, Gjykata e Krimeve te Renda ka rikthyer serish masen e sigurimit personal arrest me burg per te pandehurin i cili aktualisht ndodhet ne liri.

Dy jave pasi Gjykata e Larte prishi masen e arrestit me burg pasi sipas qendrimit te avokateve ceshtja kishte pushuar ne 2004 e per kete kishin perfunduar edhe afatet.

Nderkohe Prokurori i Krimeve te Renda, Xhevat Hana u risolli togave te zeza fakt te ri sic eshte shtimi i akuzes per Ilir Kumbaron mbi rrembimin dhe torturimin e Avdyl Loshaj akuze qe nuk rendonte mbi te vite me pare.

Prokurori i tha gjykates se egziston rreziku qe i pandehuri te arratiset apo te prishe provat e per kete gjykata duhet ta ktheje ate ne qeli.

“Per shkak te rrezikshmerise se larte, cdo mase tjeter do te ishte e papershtatshme. Ne kerkojme arrest me burg per Ilir Kumbaron”, u shpreh Hana.

Gjykata u shpreh se per arsyet qe parashtroi edhe prokuroria ndaj Ilir Kumbaros duhet te vendoset arrest me burg. Ndersa pritet qe ky vendim te ankimohet  ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda prokuroria nga ana e saj do t’ja percjelle vendimin e gjykates pales angleze .

Top Channel